...::Prishtina Forum::...

...::Prishtina Forum::...
 
ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimi  

Share | 
 

 lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 10:10 am

• Demonstrata ka pėr qėllim qė t’i bėhet thirrje UNMIK pėr lirimin nga burgu tė udhėheqėsit tė lėvizjes, Albin Kurti. Po ashtu iu behet thirrje organizmave ndėrkombėtare pėr dhėnien e plotė tė pavarėsisė pėr Kosovėn

Lėvizja “Vetėvendosja” zhvillon sot nė Prishtinė njė protestė tė paralajmėruar, e cila pritet tė jetė paqėsore. Qėllimi i protestės ėshtė tė shprehet kerkesa e aktivistėve pėr tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit tė Kosovės. Po kėshtu demonstruesit kėrkojnė lirimin e menjėhershėm tė kreut tė kėsaj lėvizjeje, Albin Kurtit qė mbahet ende i burgosur qė nga protesta e dhunshme e 10 shkurtit, ku gjetėn vdekjen dy qytetarė. Gjithashtu ata do tė kėrkojnė edhe lirimin e gjithė tė burgosurve tė tjerė politikė, kryesisht anėtarė tė kėsaj lėvizjeje. Protesta do tė nisė rreth orės 14:00 nė qendėr te Prishtinės, ndėrkohė qė autoritetet e UNMIK-ut kanė marrė masa pėr tė siguruar njė demonstrim paqesor..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 10:12 am

• Kombėtarja shqiptare merr njė barazim tė madh 0-0 nė Sofje pėrballė Bullgarisė sė Stoiēkov

Skuadra e zbritur nė fushė nga Oto Bariē ka luajtur njė 90 minutėsh tė madh, teksa ka qenė perfekte nė tė gjithė repartet. Njė sfidė e pėrgatitur mė sė miri nga trajneri kroat, qė me rikthimin e tij nė pankinė i dha njė impuls mė shumė skuadrės. Shqipėria bėri tė heshtė Stoiēkov, njė trajner qė para ndeshjes kishte deklaruar se kombėtarja kuqezi duhej mbaruar pėr 10 minuta, por qė nė tė vėrtetė u detyrua tė pėrballej me fishkėllimat e tifozėve tė tij nė fund tė ndeshjes. 35 mijė tė pranishmit nė “Vasil Levski” nuk kanė qenė aspak dakord me kėtė barazim, ndėrsa festa ka qenė vetėm e 200 shqiptarėve.
Shqipėria ka luajtur njė nga ndeshjet mė tė mira tė saj, duke treguar siguri nė repartin mė problematik, ndėrsa Erjon Bogdani ka qenė njeriu i kudondodhur nė kėtė ndeshje, duke fituar nė fund edhe komplimentat e Oto Bariē. Pika e marrė nė Sofje e lė Shqipėrinė sėrish nė vendin e parafundit, por morali i skuadrės shqiptare tani ėshtė njė tjetėr. Nė qershor luhen dy takime ndaj Luksemburgut dhe qė tani mund tė imagjinohen 6 pikė qė do ta ngjisnin Shqipėrinė disa vende nė renditje. Barazimi nė Sofje mund tė quhet historik edhe pėr faktin se u arrit ndaj njė skuadre tė pėrbėrė nga yje si Berbatov, Bojinov apo Stilian Petrov.
Ndonėse ka qenė njė gjykim thuajse perfekt, nuk mund tė mohohen dy pozicione jashtė loje tė dhėna gabimisht nga arbitri anėsor dhe mosnxjerrja e njė kartoni tė kuq ndaj bullgarit Vagner, qė goditi me shkelm Nevil Deden. Megjithatė misioni nė Bullgari u arrit dhe kombėtarja shqiptare duket se ka bėrė kthesėn. Bullgarėt kanė goditur dy herė edhe shtyllėn, por tė dy rastet kanė qenė sporadikė dhe nuk vinin pas njė presioni tė vazhdueshėm tė ekipit tė hedhur nė fushė nga Stoiēkov
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 10:15 am

Historia e tyre ėshtė e lashtė, plot 2200- vjeēare. Dhe mbart nė vetvete njė epokė tė vjetėr, atėherė kur mjetet e lundrimit ishin “armėt” e vėrteta tė dominimit tė njė populli. Bėhet fjalė pėr dy anije ilire, reliket e tė cilave janė zbuluar vetėm pak ditė mė parė nė Bosnje-Hercegovinė. Mbetjet e kėtyre anijeve janė zbuluar vetėm tetė metra nėn sipėrfaqen e detit, nė gjirin e parkut natyror Hutovo Blato, nė jug tė Hercegovinės, nė afėrsi tė grykėderdhjes sė lumit Neretva. Ato kanė qėndruar pėr mijėra vjet tė fshehur, si pėr ironi, nė njė thellėsi jo shumė tė madhe, dhe kanė arritur t’i mbijetojnė gėrryerjes sė ujit, baticave dhe zbaticave si dhe ndryshimit tė kushteve atmosferike.
Zbulimi
Gjithēka ndodhi gjatė kėrkimeve tė njė ekipi arkeologėsh nga Bosnja, pėrgjatė grykėderdhjes sė lumit si dhe zonėn e bregut tė parkut natyror. Snjezhana Vasilji, drejtuesja e ekipit tė arkeologėve qė punonte nė kėtė zonė tha se dy anijet qė u gjetėn nė zonėn e quajtur Desilo kanė gjatėsi 14 metra dhe gjerėsi katėr metra. Mjetet e lundrimit tė ilirėve qė dominonin detet nė Ballkan kishin gjetur vend mes tė dhėnave historike greke dhe romake, por reliket e tyre nuk ishin zbuluar asnjėherė. Dy anijet e zbuluara pak ditė mė parė janė tė parat anije ilire qė hedhin dritė mbi historinė e vėrtetė tė njė popullsie tė lashtė. Pjesėza nga amfora tė ndryshme janė zbuluar brenda anijeve, 30 prej tė cilave mbajnė shenjat e artizanėve qė i kanė punuar ato. Bashkė me to janė zbuluar edhe njė varkė romake si dhe rrėnojat e njė vile tė vjetėr romake aty pranė. Arkeologėt kanė zbuluar edhe disa varre ilire, 8 tė tilla, qė janė edhe mė tė vjetra se anijet. Deri tani ekspertėt kanė ekzaminuar vetėm tetė metra katrorė pėrgjatė fundit tė detit dhe verifikime e kėrkime tė tjera duhet tė bėhen pėr tė zbuluar se ēfarė ka ndodhur vėrtet dhe nėse kjo ishte njė pikė strehimi pėr piratėt ilirė.
Hipoteza
Anijet ilire, qė besohet se janė mė tė vjetra se 2 mijėvjeēare, janė tė njohura pėr historianėt dhe arkeologėt vetėm nėpėrmjet pėrshkrimeve tė ndryshme, miteve dhe legjendave greke dhe romake. Por, ekzistenca e tyre fizike nuk ėshtė provuar asnjėherė nė ditėt e sotme. Arkeologėt tani besojnė se zona e Hutovos, nė grykėderdhjen e lumit Neretva ka qenė njė ndėr destinacionet e kėtyre anijeve qė lundronin nėpėr detin Adriatik qė ėshtė i lidhur me lumin nė fjalė. Duket se piratėt ilirė, pasi kanė kapur njė anije greke apo romake, kanė shkuar deri nė grykėderdhjen e lumit Neretva pėr t’u strehuar nė Hutovo Blato, ku anijet e ndjekura nga persekutorėt e tyre, u mbytėn.
Nė zonėn e Desilos ku u gjetėn anijet janė zbuluar disa herė amfora tė vjetra, qė datojnė mijėra vjet mė parė. Pėr sa i pėrket ndėrtesės romake qė gjetur nė fund tė kėtij territori nė deltėn e lumit, besohet se ajo daton nė epokėn e Hekurit ose tė Bronzit. Arkeologėt thonė se vetėm kėrkimet e reja si dhe shqyrtimi me shumė hollėsi i relikeve qė gjetura mund tė hedhė dritė mbi fakte tė rėndėsishme historike tė ndodhura 2.200 vjet mė parė. Ilirėt kanė qenė banorėt mė tė hershėm tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshi kėtu edhe zonėn e Bosnjės, shumė kohė para sė perandoria romake tė pushtonte rajonin dhe tė merrte kontrollin e tij.
Parku
Parku natyror ku u gjetėn reliket e anijeve ilire ėshtė njė pasuri e vėrtetė arkeologjike pėr Bosnjėn. Ai ka njė sipėrfaqe prej rreth 7 mijė hektarėsh dhe ka edhe gjashtė liqene tė vegjėl. Parlu ėshtė shumė i famshėm pėr praninė e 200 specieve tė zogjve. Arkeologėt besojnė se ky vend mban fshehur shumė relike tė rėndėsishme historike dhe ruhet nga policė tė posaēme pėr tė mos u bėrė pre e plaēkitėsve. Sipas banorėve lokalė, verėn e kaluar trupat e Bashkimit Europian nė Bosnjė Hercegovina (EUFOR) zbuluan dhe morėn rreth 50 amfora me shumė vlerė nga ky park natyror.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 10:26 am

ORA: Kuvendi i Kosovės nuk e trajton ēėshtjen e bllokimit tė vaksinave nė pikat kufitare
“Grupi Parlamentar ORA dėshiron tė shpreh shqetėsimin lidhur me ndalimin nė kufi tė kontingjenteve tė vaksinave dhe tė kontingjenteve tjera qė do tė vijnė, thuhet nė reagimin e ORA-s. Vaksinimi i obliguar i fėmijėve kundėr sėmundjeve ngjitėse ėshtė e drejtė elementare e secilit fėmijė pėr fillimin e jetės sė shėndetshme”, ka thėnė Fatmire Mullhaxha Kollēaku, kryetare e Komisionit pėr shėndetėsi tė Kuvendit tė Kosovės.
Nė seancėn e sotme plenare tė Kuvendit tė Kosovės, Grupi Parlamentar ORA ka ngritur problemin e ndalimit tė kontingjenteve me vaksina, nė pikat kufitare tė vendit si pasojė e mosdoganimit tė tyre. Lidhur me kėtė ēėshtje Fatmire Mullhaxha Kollēaku, kryetare e Komisionit pėr shėndetėsi tė Kuvendit tė Kosovės, ka theksuar shqetėsimin e Grupi Parlamentar ORA dhe ka kėrkuar qė kjo pikė tė futet si ēėshtje urgjente e rendit te ditės ne seancėn plenare.

“Grupi Parlamentar ORA dėshiron tė shpreh shqetėsimin lidhur me ndalimin nė kufi tė kontingjenteve tė vaksinave dhe tė kontingjenteve tjera qė do tė vijnė.
T`ju pėrkujtoj se vaksinimi i obliguar i fėmijėve kundėr sėmundjeve ngjitėse ėshtė e drejtė elementare e secilit fėmijė pėr fillimin e jetės sė shėndetshme. Dje jemi gėzuar qė disa produkte bujqėsore janė liruar nga dogana, por kemi pritur qė ta shohim kėtė edhe pėr vaksinat”, ka theksuar Kollēaku.

Duke theksuar se problemi me vaksina ėshtė evident qė nga qershori i vitit tė kaluar, kur ėshtė vendosur dogana pėr vaksina, Fatmire Mullhaxha - Kollēaku ka kėrkuar nga Ministria e Shėndetėsisė dhe qeveria qė tė ndėrmarrin hapa tė ngutshme pėr evitimin e kėsaj problematike.

“Problemi me vaksina ėshtė prej qershorit tė vitit tė kaluar, kur ėshtė vendosur dogana pėr vaksina, dhe nė vazhdimėsi kemi ndalesa pėr kontingjentet e vaksinave qė tė hyjnė nė Kosovė. Nė qoftė se nė vitin e kaluar Ministria e Shėndetėsisė nuk e ka pasur tė paraparė buxhetin, sepse nuk ka ditur se ato do tė doganohen, besoj qė pėr kėtė vit buxheti tė jetė i paraparė ose tė merret vendimi i qeverisė qė vaksinat tė lirohen plotėsisht nga dogana. Ne mungesė tė tė dyja vendimeve ėshtė dashur me kohė tė sigurohen mjetet dhe mos vijmė nė situatė qė tė rrezikojmė shėndetėsinė publike”, ka shtuar Kollēaku.

Ajo mė tej, duke thėnė se kėto nuk janė vetėm shqetėsimet e Grupit Parlamentar ORA, por edhe e tė gjithė ekspertėve tė shėndetėsisė publike dhe ekspertėve tė Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike, ka pyetur qeverinė se “a ka njė strategji me tė cilėn do ta zgjidhė njė herė e pėrgjithmonė kėtė problem, sė paku nė kėtė situatė nė tė cilėn ndodhet Kosova, gjithnjė duke pasur parasysh se sa janė mundėsitė pėr shėrimin e pasojave tė kėtyre sėmundjeve?”

“Ėshtė shumė mė mirė qė t`i parandalojmė kėto sėmundje”, ka pėrkujtuar Qeverinė, Fatmire Mullhaxha Kollēaku, njofton Zyra pėr informim e partisė ORA.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 10:27 am

Kuvendi diskuton pėr veturėn “hije”, kushtoi 236 mijė euro!



Kuvendi i Kosovės ka blerė njė veturė prej 236 mijė eurosh, por ajo nuk bėhet “e gjallė” askund. Shuma e lartė dhe mungesa e veturės, pėr tė cilėn u derdhėn aq para, ėshtė bėrė sot temė debati nė Kuvend.
Mė nismėn e Grupi parlamentar ORA, sot ėshtė thirrur nė interpelancė ministri i Ekonomisė dhe Financave, Haki Shatri, i cili nga deputet e ORA-sė ėshtė akuzuar pėr shkelje tė ligjit dhe keqpėrdorim tė pozitės zyrtare.

Por, ministri Shatri, ka mohuar tė ketė shkelje tė procedurave ligjore pėr blerjen e kėsaj veture. Sipas ministrit, procedimi i pagesės pėr kėtė veturė ėshtė bėrė nė pėrputhje me tė gjitha procedurat ligjore
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 12:09 pm

Demokratėt amerikan dėshtuan pėr tėrheqjen e trupave nga Iraku
Pas debatesh disajavėshe demokratėt amerikane dėshtuan nė senat me propozimin, qė parashikonte tėrheqjen e trupave amerikane nga Iraku deri nė mars 2008. Me gjithė shumicėn demokrate nė senat vetėm 48 senatorė votuan pėr propozimin, 50 kundėr.
Presidenti Bush kishte deklaruar se do tė vinte veton ne rast se projekti miratohet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ard1an
Moderator
Moderator


Numri i postimeve : 29
Registration date : 05/03/2007

MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   Sat Mar 31, 2007 12:10 pm

40 kompani dhe 85 punėtorė tė Anamoravės kėrkojnė borxhet -“Mabetex Group” mohon tė ketė obligime
Dhjetėra udhėheqės tė kompanive dhe punėtorė qė kanė pasur afarizėm gjatė vitit 2001 me kompaninė “Mabetex Group”, pronė e Bexhet Pacollit, kanė protestuar sot nė Gjilan nė kėrkim tė pagesės sė borxheve tė mbetura nga kjo kompani, ndėrkohė pėrfaqėsuesit e kompanisė “Mabetex-Group”, nė Prishtinė, theksuan se nuk ėshtė e vėrtetė t’i kenė borxh ndokujt.
Bardhyl Bajrami e Xhemail Hasani, udhėheqės tė kėshillit organizativ, thanė se kanė dalė tė protestojnė kundėr “Mabetex Group”, pasi kjo kompani, 40 kompanive dhe 85 punėtorėve tė Anamoravės, u ka borxh mbi 600 mijė marka nga viti 2001 pėr punėt qė kanė kryer ata pėr “Mabetex Grup”, nė Gjilan ,Viti, Dardanė e Ferizaj.
Sipas tyre, takimet me pėrfaqėsuesit e “Mabetex Group”, kanė dėshtuar andaj ata kanė vendosur tė protestojnė. “Protesta jonė ka nisė nė Gjilan, por nė tė ardhmen do tė protestohet nė Prishtinė dhe do tė vazhdojė edhe nė gjykatė kundėr kėsaj kompanie”, ka thėnė Xhemajl Hasani, nė emėr tė kėshillit grevist.

Protesta e mbajtur nė platonė para Teatrit Kombėtar nė Gjilan, ka kaluar qete dhe pa incidente. Protesta ėshtė mbajtur me leje tė policisė.


Ndėrkohė, pėrfaqėsues tė kompanisė “Mabetex-Group”, nė Prishtinė, theksuan sot pėr KosovaLive se nuk ėshtė e vėrtetė qė kjo kompani i ka borxh ndokujt nga rajoni i Gjilanit, madje ata thonė se asnjėherė nuk kanė pas pėrfaqėsi nė kėtė anė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
lajmet me te reja ne KOSOV DHE NE GJITH BOTEN .
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Milazim Kadriu: Poezi pėr dėshmorėt e kombit (III)
» Elegji tė ndryshme
» Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
...::Prishtina Forum::... :: Lajmet Ditore-
Kėrce tek: